Qasja jonë ndaj burimeve njerëzore
Duke thënë " për ju ia vlen ", tek Nobel ne ofrojmë një mjedis pune ku kemi ndjenjën e përkatësisë dhe ku vihet për të punuar me entuziazëm, së bashku me një karrierë edukative dhe për të cilën ndjehemi krenarë ne mbështesim vazhdimësinë e kënaqësisë së punonjësve.
Ne jemi të përkushtuar të punojmë pa diskriminuar përkatësinë fetare, atë të gjuhës, racës, gjinisë ose atë etnike në të gjitha marrëdhëniet tona brenda sferës sonë të ndikimit në fushën e parimeve të barazisë dhe paanshmërisë.
Tek Nobel përqafojmë ndryshimin. Ne i ndjekim mundësitë, tregojmë guxim dhe besim në të gjitha proceset e ndryshimit dhe tejkalojmë pengesat.
Tek Nobel marrim vendime të efektshme. Ne mendojmë në aspektin strategjik, kemi kapërcyer pasigurinë. Ne marrim vendime racionale duke identifikuar marrëdhëniet shkak dhe pasojë.
Tek Nobel jemi të orientuar drejt rezultateve. Ne planifikojmë me saktësi dhe zhvillojmë skenarë alternative që përshtaten me kërkesat. Ne i vlerësojmë çështjet dhe i zgjidhim ato.
Tek Nobel zhvillojmë talentet. Ne mbështesim zhvillimin e karrierës së punonjësve Nobel. Ne përdorim praktikat e trajnimit dhe mentorimit në mënyrë të efektshme, marrim dhe japim një opinion konstruktiv. Ne inkurajojmë suksesin, e shpërblejmë atë dhe mbështesim një organizatë që vazhdimisht mëson.
Tek Nobel forcojmë bashkëpunimin. Ne komunikojmë hapur në një mjedis pozitiv të biznesit, ku të gjithë respektojnë njëri-tjetrin.