Bioteknologjia është përparësia jonë strategjike
Viti 2015 ishte një moment historik për Nobel Pharmaceuticals dhe industrinë bioteknologjike turke. Ndër 28 projekte dhe 21 kompani, Nobel ishte e vetmja kompani e kontraktuar me Projektin KAMAG 1007 me një subvencion prej dhjetë (10) milion dollarësh. Me këtë projekt, filloi projekti i parë kombëtar biosimilar (BIOSIM-1), i mbështetur nga shteti.
Më pas, projekti ynë rekombinues bi-mAb i cili u nis me mbështetjen e TÜBİTAK, si pjesë e bashkëpunimit Universiteti Bilkent-Nobel, është projekti i parë bioteknologjik për zhvillimin e molekulave origjinale në Turqi.
Nxjerrja në treg e barnave me vlerë të lartë të shtuar, i prodhuar nga Nobel Pharmaceuticals, si në tregjet vendase ashtu edhe ato ndërkombëtare, do të vazhdojë baraspeshimin e defiçitit të tregtisë së jashtme në industrinë farmaceutike turke.
IFC (Korporata Ndërkombëtare e Financave), një institucion i Bankës Botërore, ka investuar 25 milion dollarë tek Nobel Pharmaceuticals, për impiantin e saj të prodhimit të barnave bioteknologjike. TÜBİTAK e mbështet këtë program investimi si nga ana financiare ashtu edhe me asistencë teknike.
Nobel Pharmaceuticals, përveç investimeve të saja biosimiluese, synon të rrisë edhe fuqinë ndërkombëtare konkurruese si kompanisë edhe të Turqisë duke u përqendruar në zhvillimin e molekulave origjinale bioteknologjike.
Investimi i bioteknologjisë së Nobel do të përbëhet nga R&D dhe impiante me kapacitet prodhues deri në 10,000L në 3 vende të ndryshme.
Ne synojmë të materializojmë prodhimin e brendshëm në fushën e bioteknologjisë dhe të zhvillojmë molekula të reja, si dhe të plotësojmë hapësirën që ka kjo fushë në Turqi me kapital vendas, përmes qasjes sonë për të prodhuar produkte të reja me vlerë të lartë të shtuar duke i dhënë përparësi nevojave të vendit tonë tek impiantet farmaceutike të Nobel që janë ndërtuar në përputhje të plotë me GMP/GLP, që ndodhen në Tübitak Marmara Teknopark.