Ne Krijojmë Marka Globale në Farmaceutikë
Një lojtar botëror
Duke synuar përmirësimin e cilësisë së jetës dhe efikasitetin e saj dhe produktet cilësore të prodhuar në përputhje me standartet ndërkombëtare, Nobel kryen veprimtari promovuese dhe shitjesh me organizatat e saja në Gjermani, Shqipëri, Azerbajxhan, Bjellorusi, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Gjeorgji, Zvicër, Mal i Zi, Kazakistan, Kirgizistan, Kosovë, Maqedoni, Mongoli, Moldavi, Uzbekistan, Rusi, Serbi, Turkmenistan, Ukrainë dhe Senegal.
Duke krijuar kuadrot e saja në çdo vend ku ka shtrirë veprimtarinë, Nobel Pharmaceuticals ushtron veprimtari marketingu & shitjesh në përputhje me të njëjtat standarte etike të krijuara shumë kohë më parë në Turqi.
Hapi i parë drejt zgjerimit botëror i Nobel Pharmaceuticals, që është pjesë e Ulkar Holding, u realizua në Kazakistan. E krijuar si degë e kompanisë në vitin 2002, impianti prodhuese i Nobel ishte i pari impiant me kapital të huaj në këtë vend. Ky impiant, një burim i vërtetë krenarie për Nobel, është gjithashtu i pari që ka një çertifikatë GMP për standarte të mira të prodhimit.
Një burim tjetër krenarie në zonën aziatike është edhe Nobel Pharmsanoat, ndërmarrja jonë në Uzbekistan. Me më shumë se 300 punëtorë, Nobel Pharmsanoat është një markë e mirënjohur turke e lidhur me standartin e cilësisë në Uzbekistan, i cili është një nga vendet më të populluara në Azinë Qendrore.
Lider në eksport
Nobel Pharmaceuticals është e vetmja kompani në Turqi pa defiçit tregtar të huaj në industrinë farmaceutike, për shkak të eksporteve të suksesshme në 50 vende. Shumica e eksporteve të Nobel janë markat tona. Një nga markat tona më të njohura nga kategoria e ftohjes dhe gripit është prodhuar në Turqi dhe si markë e parë ndërkombëtare e kompanisë sonë po u ndihmon pacientëve të lehtësojnë simptomat e pacientëve nga ftohja dhe gripi në 25 vende me të njëjtin emër marke.